Kulturë

Mozaiku antik kthehet pas 10 vjetësh në Izrael

Një mozaik i ruajtur jashtëzakonisht mirë i dyshemesë romake, që tregon një shumëllojshmëri të pasur peshqish, kafshësh, zogjsh dhe anijesh, është rikthyer në vendin ku u gjet për herë të parë në një periferi të Tel Avivit pas një turneu dhjetëvjeçar në disa prej muzeve më të mirë në botë. .

Mozaiku 1700 vjeçar, i periudhës së vonë romake, u zbulua në vitin 1996 gjatë punimeve të ndërtimit të autostradës, por nuk u ekspozua deri në vitin 2009, kur u dhuruan fonde të mjaftueshme për ruajtjen e tij.

“Mozaiku shumëngjyrësh, 17 metra dhe rreth 9 metra i gjerë mund të ketë shërbyer si dyshemeja e një pallati në një lagje të pasur të Lodit, afër asaj që tani është Tel Aviv”, tha Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit në një deklaratë.

Marrë nga CNN

“Pronari ishte ndoshta një tregtar shumë i pasur, sepse ai udhëtoi nëpër botë dhe pa gjëra, si të gjitha anijet dhe peshqit e ekspozuar në mozaik,” tha arkeologu Hagit Torge.

Dizajni i mozaikut u ndikua nga mozaikët e Afrikës së Veriut dhe i mungon çdo përshkrim i njerëzve, duke sugjeruar se mund t’i përkiste një të krishteri ose një çifuti që donte të shmangte atributet pagane si përshkrimi i perëndive romake.

Mozaiku tani do të ekspozohet në një qendër arkeologjike të ndërtuar aty ku u gjet, në Lod.