Motra e Emina Çunmulajt kërkon falje pasi puthi posterin e Vuçiqit

Javën që lamë pas, Aleksandër Vuçiq u zgjodh president i Serbisë për herë të tretë.
Ish-ministri i Sllobodan Millosheviqit gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë kishte përkrahës jo vetëm serb por me gjasë edhe shqiptarë.
E në mesin e shqiptarëve, një prej tyre është motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.
Në një fotografi të cilën e kishte publikuar në instagram, Pepi shihet duke puthur posterin e presidentit serb.

“E ardhmja është e ndritur”, kishte shkruar ajo sipër fotos.
Padyshim që ky veprim i saj u kritikua jashtëzakonisht shumë.

Pas këtyre kritikave ajo ka reguar dhe ka dhënë shpjegimin e saj, ku edhe ka kërkuar falje nga shqiptarët por që veprimin e saj e ka lidhur me “sarkazmë”.
Pëndryshe ,Pepi prej kohësh jeton në Beograd, ku edhe është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore./Shqip.com