“Motori” i mesfushës së “Djajve të Kuq”

Manchester United e deklasoi Tottenhamin të shtunën, duke e mposhtur me rezultat 0-3.
Përderisa vëmendjen kryesore e morën paraqitjet fenomenale të Cristiano Ronaldos dhe Edinson Cavanit, dikush mbeti “në hije”, shkruan Shqip.com.
Bëhet fjalë për Scott McTominay, që ishte një lider i vërtetë ne mesfushë.
24 vjeçari, dha një ndihmë tejet të madhe në repartin defaniziv, ndërsa ndihmoi edhe në ndërtimin e aksioneve.

Stastistikat e tij ndaj Tottenhamit:
100 për qind driblimet e kompletuara (3/3)
100 për qind duelet ajrore të fituara (1/1(
100 për qind topat e gjatë të kompletuar (3/3)
63 prekje
38 pasime të tentuara
36 psime të kompletuara
11 dule të fituara
gjashtë rikuperime të topave
katër ndërhyrje të fituara
tre faule të fituara
dy shanse të krijuara
Reprezentuesi i Skocisë, njihet për “shpirtin luftarak” , një element ky shumë i rëndësishëm për pozitën e tij.
Ai ka zhvilluar tetë paraqitje këtë sezonë në Premierligë dhe duket që problemet me lëndime – tashmë i ka lënë prapa krahëve.
Prezenca e tij në mesfushë, po i jep më shumë liri bashkëlojtarëve të tij që të avancojnë në sulm.
Ai është “prodhim” i akademisë së Man United, ndërsa debutimin në ekipin e parë e ka bërë në vitin 2017./Shqip.com