Lajme

Moti të dielën në Kosovë

Ilustrim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin mes -4 deri -3 gradë Celsius, kurse ato maksimale parashihet të lëvizin mes 3 deri 5 gradë.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit./SHQIP.com