Lajme

Moti sot në Kosovë

Ilustrim

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Përmes njoftimit, bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin mes -4 deri -3 gradë Celsius, kurse ato maksimale parashihet të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit./SHQIP.com