Moti për sot, temperaturat parashihet të arrijnë gati në 30 gradë Celsius
Publikuar:
(13.09.2022 09:17:23)

Gjatë ditës së sotme parashihet që të ketë më shumë diell se javën e fundit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë rritje të temperaturave deri në 29 gradë Celsius.
“Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.
Theksojmë se java që shkoi u karakterizua me reshje shiu e në disa zona të Kosovës kishte edhe vërshime./Shqip.com