Moti për sot në Kosovë
Publikuar:
(26.01.2022 08:19:37)

Të mërkurën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Përmes njoftimit, IHK bën të ditur se temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin mes -10 deri -5 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperaturat maksimale do të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.
“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com