Moti për sot në Kosovë

Të shtunën në Kosovë do të mbajë kryesisht mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, teksa në viset e larta parashihen fjolla bore, përcjell Shqip.com.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se borë me intensitet të dobët mund të ketë edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën e Dukagjinit.
Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes -1 dero 0 gradë Celsius, kurse ato maksimale mes 4 deri 6 gradë Celsius.
“Pas këtyre ditëve me temperatura të larta, dukshëm mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore. Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com