Moti për sot në Kosovë

Të martën do të mbajë mot i butë, me vranësira e intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin mes 0 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius.
“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike. Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./SHQIP.com