Moti për sot
Publikuar:
(03.07.2021 09:13:35)
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, shkruan SHQIP.
Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e forte.
Temperatura ma e lartë pritet të shënohet në komunën e Gjakovës dhe Prizrenit me 27 gradë Celsius./SHQIP.com