Moti për sot
Publikuar:
(25.12.2021 08:33:36)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim./SHQIP.com