Moti për sot
Publikuar:
(07.11.2021 08:36:52)

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Ndërkaq do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /Shqip.com