Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme

Ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbizotërojë mot kryesisht dhe vende vende edhe me riga shiu.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, në parashikimin për motin gjatë së mërkurës dhe së enjtes.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës

“Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK ka bërë ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë. /Shqip.com