Moti për dy ditët e ardhshme
Publikuar:
(18.01.2022 18:44:16)

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbajë gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të enjten në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s./SHQIP.com