Lajme

Moti me vranësira dhe riga shiu në disa zona

Moti

Sot gjatë ditës së martë parashihet të jetë mot i ftohtë dhe me vranësira të cilat mund të sjellin riga shiu në disa zona.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës e gjithë java do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit dhe do të ketë rënje të temperaturave.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius.

Ndërsa, ditëve të tjera deri në fundjavë parashihen të kenë një stabilitet, por që temperaturat mbeten të ngjashme.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s./Shqip.com