Lajme

Moti i vranët sot në Kosovë

Ilustrim.

Mot i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë gjatë ditës së enjte në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri në -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e institutit./SHQIP.com