Moti i keq, mbyllet pishina e Gërmisë
Publikuar:
(27.07.2023 11:12:38)

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për sot Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur.
Në njoftimin përmes rrjetit social Facebook thuhet se kjo do të bëhet për shkak të motit jo të mirë.
“Pishina e Gërmisë sot do të qëndrojë e mbyllur për shkak të motit dhe pastrimit gjeneral që do t’i bëhet hapësirave të pishinës së Gërmisë”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com