Mot me diell sot në Kosovë, qytetarët këshillohen të mos dalin gjatë kësaj ore
Mot me diell dhe me temperatura të larta pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Shqip.com.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit ftohen qytetarët që të respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga ora 09:00 deri në 17:00 t’i shmangen në maksimum ekspozimit të diellit.
Temperaturat maksmimale të ditës do të lëvizin mes 35 e 36 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit. Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, gjithashtu këto vlera të indeksit UV janë të padëshirueshme edhe për njerëzit në moshë, prandaj të merren parasysh këshillat e IKSHP-së që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Shqip.com