Mot me diell sot në Kosovë
Publikuar:
(25.09.2021 08:46:12)

Gjatë ditës së shtunë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të shënojnë rënie të theksuara dhe do të jenë tipike vjeshtore.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./SHQIP.com