Mot me diell sot në Kosovë
Publikuar:
(20.08.2021 08:39:24)

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve, pritet të mbajë të premten në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim./SHQIP.com