Lajme

Mot i vranët, temperaturat deri në 15 gradë

Ilustrim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.

IHK njofton se në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termike mbetet i pandryshuar dhe konstant.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

/Shqip.com