Lajme

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj të diele do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu, derisa temperaturat minimale, do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

/Shqip.com