Lajme Botë

Moska dhe Teherani vijojnë bashkëpunimin

Shefat e Kremlinit do të furnizojnë Iranin me komponentë për armë bërthamore vdekjeprurëse, kanë konfirmuar autoritetet britanike, ku sipas të cilave Rusia do të ndihmojë Teheranin në këmbim të qindra dronëve kamikazë që janë përdorur për të goditur objektivat ukrainas.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se Rusia synon t’i “sigurojë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë” në këmbim të “dronëve kamikazë”, raportojnë mediat e huaja.

“Ne duhet të ndalojmë sulmet e tyre të pamatura ndaj objekteve bërthamore. Ne duhet t’i kërkojmë llogari autorëve të këtyre sulmeve. Irani është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Rusisë”, ka thënë Wallace.

Në këmbim të furnizimit me më shumë se 300 dronë kamikazë, Rusia tani synon t’i sigurojë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë, duke minuar sigurinë e Lindjes së Mesme dhe asaj ndërkombëtare.

/Shqip.com