Art Jetese

Mos hiqni dorë nga karbohidratet

Karbohidratet janë burimi ynë kryesor i energjisë.

Edhe pse disa dieta rekomandojnë eliminimin e tyre, veçanërisht me qëllim e humbjes së peshës, kurrë nuk duhet të hiqni krejtësisht dorë nga to.

Karbohidratet janë të rëndësishme për rikthimin e energjisë pas sforcimit, prandaj është thelbësore të hani ushqime që përmbajnë karbohidrate.

Megjithatë, problemi mund të jetë kur fillojmë të hamë shumë karbohidrate të cilat kthehen në një shqetësim për shëndetin.

Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës – Të ndjehesh i lodhur gjatë gjithë kohës mund të ketë disa shkaqe, por në përgjithësi, nëse përveç lodhjes së zgjatur vërejmë edhe dhimbje koke, një nga shkaqet mund të jetë një dietë shumë e pasur me karbohidrate. Kjo është një arsye për të ngrënë shëndetshëm dhe në mënyrë të ekuilibruar gjatë gjithë ditës.

Ndjeheni të fryrë dhe keni inflamacion – Shenja e parë e një tepricë të karbohidrateve mund të jetë fryrja e barkut. Sheqeri që përmbajnë karbohidratet ndikon në prodhimin e baktereve të mira në zorrë, duke ngadalësuar funksionet e sistemit tretës. Është e vështirë për të tretur shumë karbohidrate, kjo është arsyeja pse ne mund të ndihemi të fryrë.

Probleme me pagjumësinë – Karbohidratet e tepërta mund të krijojnë gjithashtu pagjumësi të lidhura me ushqimin. Rritja e niveleve të glukozës në gjak (hiperglicemia) e shkaktuar nga marrja e sheqernave të thjeshta çon në uljen e papritur të tyre (hipoglicemia). Ky rreth vicioz përcakton ndjenjën e urisë, sa më shumë që njeriu ha ushqime të pasura me sheqerna të thjeshta, aq më shumë ka dëshirë t’i hajë ato.

Problemi i vërtetë me karbohidratet – Problemi i vërtetë nuk është ngrënia e karbohidrateve në vetvete, por ngrënia e karbohidrateve të gabuara dhe në doza të ekzagjeruara. Cilat karbohidrate duhen shmangur? Kryesisht sheqer, pije dhe ëmbëlsira.

Cilat karbohidrate nuk duhet të përjashtohen? – Është e rëndësishme të futim karbohidratet komplekse në trupin tonë ato që rrjedhin nga drithërat. Karbohidratet me drithëra të plota ndihmojnë të mbani konstante nivelet e sheqerit në gjak.

Zgjedhja e karbohidrateve komplekse – Karbohidratet komplekse janë të pasura me fibra nga e cila varet shëndeti ynë i përgjithshëm. Përveç kësaj, fibrat e karbohidrateve komplekse zgjasin ndjenjën e ngopjes.

/Shqip.com