Art Jetese

Mos flini në këtë pozicion, dëmtoni shëndetin 

Gjumi me barkun poshtë bën që pesha e trupit tonë të rëndojë shtyllën kurrizore, e cila merr një harkim tëgabuar.

Vetë shtylla kurrizore vepron si një enë përcjellëse për nervat dhe stresi që ne i ushtrojmë shtyllës kurrizore, realisht u transmetohet nervave.

Nga ana tjetër, një pozicionim i tillë i trupit bën që detyrimisht fytyrën ta vendosim anash në jastëk, pasi nuk mund të flemë me kokën poshtë. Mbajtja e kokës në njërën anë për një kohë të gjatë, mund të rëdojëdhe ngurtësojë muskujt e qafës dhe të shpatullave.

Këto janë disa këshilla të dobishme, nëse dëshironi të vazhdoni të flini në këtë pozicion.

Përdorni një jastëk të hollë: Sa më i sheshtë të jetë jastëku, aq më pak do ta anoni kokën dhe qafën tuaj. Idealja do të ishte të flinit pa jastëk.

Vendosni një jastëk në pjesën e mesit tuaj. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni shpinën të qëndrojë në njëpozicion më natyral dhe do të lehtësoni presionin në shtyllën kurrizore.