Morata nuk po divorcohet me “Zonjën e vjetër”

Nuk do e lë me “Zonjën e Vjetër”.
Alvaro Morata do jetë pjesë e Juventusit – të paktën deri në merkarton e verës(2022), përkundër interesimit të madh nga Barcelona.
Sipas Goal.com, “trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka përjashtuar mundësinë që Alvaro Morata të largohet nga klubi këtë muaj.
Morata aktualisht është në huazim te Juve nga Atletico Madrid, por GOAL ka raportuar se Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin për një lëvizje në Camp Nou”.
Sulmuesi shtatëgjatë – veçse kishte arritur marrveshje personale me katalunasit, por tashmë gjërat kanë marrë një kahje tjetër.

29 vjeçari nuk po kalon momente të mira në Serie A.
Në 18-të ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit italan, teksa është autor i pesë golave dhe dy asistimeve.
Dy gola i ka të shënuara në Ligën e Kampionëve – ku është paraqitur pesë herë.
Por, formë të dobët po kalon edhe Juventusi si skuadër.
Ekipi nga Torino gjendet në vendin e pestë, me 24 pikë të grumbulluara. Plot, 12-të më pak se Interi që është lider.
Sipas të gjitha gjasave, synim i këtij ekipi mbetet sigurimi i një vendi që dërgon sezonën tjetër në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com