Monika Lubonja feston ditëlindjen, kjo është mosha e saj
Publikuar:
(13.04.2022 14:27:58)

Monika Lubonja ka arritur që të shtojë famën e saj që nga hyrja në Big Brother.
Ajo arriti që të shkojë në gjysmë finale të këtij spektakli, mirëpo u eliminuar duke hequr dorë nga çmimi prej 100 mijë euro.
Dalja e saj bëri bujë të madhe pasi konsiderohej si një femër me karaktere dhe me lojë shumë të mirë.
Mirëpo daljen ajo është duke e shijuar, madje sot feston 54 vjetorin e lindjes.

Për sa i përket ish banorëve të “Big Brother”, e vetmja që e ka uruar aktoren deri më tani është Beatrix Ramosaj dhe Fifi.`
Monika krijoi një shoqëri të mirë brenda shtëpisë me Arjola Demirin, por pas mbarimit të BBV duket se diçka ka ndodhur mes dy aktoreve dhe marrëdhënia e tyre është ftohur./SHQIP.com