VIDEO/Momenti kur qëllohet me armë ish-kryeministri japonez, sulmuesi kapet menjëherë

Ish-lideri japonez Shinzo Abe po lufton për jetën pasi u qëllua.
Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale në Nara, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë.
Ai u dërgua në spital fillimisht me ambulancë, më pas me helikopter mjekësor.
Policia ka arrestuar Tetsuya Yamagami, një banor i Narës në të 40-at, në lidhje me të shtënat, sipas NHK, duke cituar burime policore.
Close-up video of Japanese former PM Shinzo Abe being shot and the suspect being tackled. pic.twitter.com/QA0Ywupn8Z
— Global: MilitaryInfo (@Global_Mil_Info) July 8, 2022
NHK raportoi se burri nuk u përpoq të ikte, dhe po mbahet për t’u marrë në pyetje në komisariatin e policisë Nara Nishi. Ai duket se ka përdorur një armë të punuar me dorë, raportoi NHK.
Pamjet video të incidentit tregojnë oficerët e policisë që luftojnë të dyshuarin në tokë afër vendit ku Abe kishte qëndruar, pak çaste pasi u dëgjuan të shtënat./SHQIP.com