Lajme Botë

Momenti i shpërthimit të fuqishëm të urës që lidh Krimenë me Rusinë

Ura e Kerçit nga Rusia në Krime, një simbol i urryer i pushtimit të gadishullit jugor të Ukrainës nga Kremlini dhe një nga projektet prestigjioze të Vladimir Putinit, është goditur nga një shpërthim masiv.

Pamjet nga atje tregojnë se të paktën dy vagonë të një treni që po qarkullonte kanë marrë flakë.

Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ka mundur të dëgjohet me kilometra larg dhe ka ndodhur derisa një tren po kalonte urën.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Zelensky, Mykhailo Podolyak, nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë e Ukrainës, por shkroi: “Krimeja, ura, fillimi.

Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill./SHQIP.com

/Shqip.com