Lajme

Molliqaj: RKS- ra shpejt Kurti

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës ka reaguar pasi që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Ai ka shkruar në Facebook #RKS, derisa këtë e ka zbërthyer në ra shpejt Kurti.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbia ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Twitter.

“Ne kemi një marreveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka bërë të ditur Borrell fillimisht.

Më tutje shefi i diplomacisë evropiane ka dhënë detaje të tjera për marrëveshjen.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm”- ka shkruar Borrell.

Arritjen e marrëveshje e ka konfirmuar edhe Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.

“Pas orëve të gjata, arritëm objektivin tonë: kemi një marrëveshje! Tani mund të fillojnë bisedimet intensive për normalizimin e plotë” ka shkruar Bajrami.

/Shqip.com