Molliqaj: Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në
Publikuar:
(18.05.2022 11:35:52)

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Moliqaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.
Sipas Molliqaj kjo gjykatë është bërë për të dënuar UÇK-në.
‘’Aktgjykimi dënues ndaj udhëheqësve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë as me të vërtetën. Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në.’’ ka shkruajtur Molliqaj
Sipas Molliqaj nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, atëherë ajo mundet dhe duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional./Shqip.com