Moises Caicedo pranë kalimit te Chelsea
Publikuar:
(16.06.2023 11:14:44)

Pas një sezoni fantastik me “pulëbardhat” e Brighton në Premier League, mesfushori ekuadorian, Moises Caicedo do të largohet nga skuadra e teknikut De Zerbi, mirëpo nuk do të largohet nga elita e futbollit anglez.
Sipas, gazetarit të mirënjohur gjerman të futbollit, Florian Plattenberg, mesfushori i Brighton ka pranuar të transferohet te “blutë” e Chelsea, me 21-vjeçarin që për të vazhduar “aventurën” e tij në Londër, mohoi ofertën e “bavarezëve” të Bayern Munich.
Megjithatë, pavarësisht se Caicedo dëshiron kalimin te Chelsea, “blutë” nuk kanë arritur ende një marrëveshje me “pulëbardhat” e Brighton.
Ekuadoriani vlerësohet nga klubi me një vlerë prej 120 milionë paundësh.
/Shqip.com