Modelja ruse habit me veprimin e radhës
Publikuar:
(21.05.2023 19:39:50)

Modelja ruse Ariana Lirey, është komentuar mjaft shpesh nga mediat rozë që për shkak të lidhjes së saj me reperin nga Kosova, Don Xhonin.
Ajo dhe reperi u ndanë me shumë zhurmë e thumba për njëri-tjetrin.
Mirëpo, pas ndarjes, modelja kishte filluar një lidhje të re, e më pas u kurorëzua.
Mirëpo, një postim i fundit i modeles, ka hedhur dyshime se ajo i ka dhënë fund edhe martesës.
Në një video të publikuar në Instagram, modelja shihet teksa e hedh një unazë në ujë, e që duket të jetë unaza e martesës.

Modelja nuk ka komentuar më shumë në lidhje me këtë.
/Shqip.com