Sport Ndërkombëtar

Modelja e njohur me propozim “të nxehtë” për portierin meksikan

Guillermo Ochoa, portieri i Kombëtares meksikane të futbollit, ka marrë një propozim mjaft interesant nga bashkëkombësja e tij Wanda Espinoza. Kjo e fundit është një modele e njohur e platformës OnlyFans,

“Memito, do të të mbaj kaq ashpër pranë meje sa do të jesh më i lumturi nëse do të shpallemi kampionë të botës në futboll”, ka thënë bukuroshja meksikane në një emision televiziv, duke shpresuar që të motivojë portierin.

Një mesazh mbështetës edhe për kombëtaren e vendit të saj në botërorin e Katarit.

Wanda ka më shumë se një milionë ndjekës në Instagram, ku shpërndan shpesh foto “hot”.

Portieri Ochoa nuk është i vetmi që ka marrë propozime të tilla para se të nisej për në Katar.

Modelja Daniella Chaves i ka propozuar një abonim falas në faqen e saj të OnlyFans sulmuesit Hirving Lozano. Të njëjtin ofertë ka bërë edhe Jessica Sodi për spanjollin Alvaro Fidalgo.

Gjithsesi, propozimi i Wanda Espinoza është më joshës, pasi i ka premtuar portierit meksikan një takim nga afër. Kush e di se çfarë mendon për këtë premtim Carla,  bashkëshortja e portierit prej vitit 2017, me të cilin ka dy fëmijë.

/Shqip.com