MKRS: Sonte fillon DAM Fest 2021
Publikuar:
(11.11.2021 16:21:05)

Nga 11 nëntori deri më 26 nëntor DAM Fest fillon me një seri koncertesh me plot muzikë, program të pasur e të larmishëm.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim që ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit.
Këto koncerte vijnë pas organizimit të Garës së 2-të Kompozitorëve të Ballkanit.
“Sonte hapja do të jetë në orën 19:00, në Sallën e Kuqe ndërsa performojnë New Born Chamber Orchestra, Zana Abazi – Ramadani – soprano, Edon Ramadani – dirigjent”, thuhet në njoftim.
Dam Festival është platformë e promovimit të muzikantëve të rinj dhe frymës së re në skenën e muzikës klasike e bashkëkohore.
“Gjatë gjithë javës përmes këtij festivali do të mund të ndiqni koncerte të veçanta dhe performanca të shumta”, thuhet më tej në njoftim./SHQIP.com