MKRS prezanton ndërhyrjet artistike nga Manifesta 14, do të mbahen në hapësira të ndryshme të Prishtinës
Publikuar:
(14.07.2022 16:15:48)

Kanë mbetur edhe 9 ditë para hapjes së Manifesta 14 Prishtina, e cila do të hapë dyert për publikun me 22 Korrik 2022.
Pjesëmarrës nga Kosova e vende të rajonit, do të paraqesin veprat artistike në plot 25 hapësira të ndryshme në Prishtinë.
Duke filluar nga ish-hapësira industriale e Fabrikës së Tullave; Hotelit Grand, Qendra për Praktikë Rrëfyese në ish-Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” dhe një shumësi ndërhyrjesh artistike dhe urbane në qytet, të cilat kanë për qëllim rikthimin e hapësirës publike në plan afatgjatë.
Nga Ministria e Kulturës kanë prezantuar të enjten ndërhyrjet artistike që do të mbahen në hapësira të ndryshme të Prishtinës.