Kulturë

MKRS: Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne shqiptare është i pakrahasueshëm

Të mërkurën ka vdekur poeti kosovar Xhevdet Bajraj.

Kontributin e poetit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka cilësuar si të pakrahasueshëm në letërsinë moderne shqiptare.

“Bajraj ishte figurë unike e poezisë dhe letërsisë sonë, që edhe duke jetuar larg vendit që nga 1999, e mbajti gjithmonë gjallë në poezi dhe dramë, mes tjerash, nostalgjinë për Kosovën si pjesë e përhershme dhe e pandashme e tij”, thuhet në postimin e MKRS.

Tutje, në postim thuhet se Kosova nuk humbi një poet por një artist me vlera të larta e një njeri të çmuar.

Xhevdet Bajraj ka qenë një poet dhe skenarist kosovar e që ka banuar në Meksisë.

Ai iku nga lufta në Kosovë ku ka banuar atje me gruan e tij dhe dy fëmijët./Shqip.com