Mjekët për gjendjen e pacientëve në aksidentin në Bullgari: Janë jashtë rrezikut për jetë

Gjendja e personave që shpëtuan në aksidentin e autobusit në Bullgari të martën, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetë, transmeton Shqip.com.
Kështu kanë bërë të ditur mjekët në spitalin e Pirogov në Bullgari në një konferencë për media, teksa kanë treguar se dy operacione janë kryer të martën dhe të mërkurën pritet që të bëhen dy tjerë, raporton Nova.bg.
“Janë kryer ndërhyrjet e nevojshme emergjente. Dy operacione janë kryer ditën e djeshme. Një pacient i operuar kishte një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Një tjetër prej të lënduarve iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të kyçit të gjurit. Pacientët e kaluan natën në qetësi”, sqaroi doktoresha Maya Argirova, shefe e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike.
Kurse, pasi që gjendja psikologjike e të mbijetuarve nga aksidenti tragjik ku u përfshi nga flakët autobusi, është e rënduar dhe psikologët janë duke punuar për qetësimin e tyre.
Ndryshe, orët e para të mëngjesit të së martës, në Sofje të Bullgarisë është aksidentuar një autobus i cili u përfshi nga flakët, ku për pasojë vdiqën rreth 45 persona.
Autobusi ishte nisur nga Stambolli dhe kishte për destinacion Shkupin, ku shumica e viktimave ishin shqiptarë nga Maqedonia Veriore./SHQIP.com