Mirlind Daku vazhdon “bombardimet” në Slloveni, vjen goli i radhës ndaj Mariborit
Publikuar:
(06.11.2022 17:15:52)

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, vazhdon shkqlimin në Slloveni me skuadrën e Muras, shkruan Shqip.com.
Daku ka shënuar golin e vetëm për Muran që pësoi disfatë të thellë nga Maribori me shifrat, 5:1.
24-vjeçari nga Gjilani shënoi golin në minutat shtesë të pjesës së parë teksa u zëvendësua në minutën e 79-të për t’ia liruar vendin Dardan Shabanhaxhajt.
Ish-sulmuesi i Ballkanit dhe Llapit Daku në minutën e 63-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Leard Sadriu u zëvendësua pas pjesës së parë, ndërsa te Maribori në stol qëndroi Altin Kryeziu.
Mura është e katërta në tabelë pas 16 ndeshjeve me 26 pikë, 14 më pak se liderja, Lubjana.
/Shqip.com