“Mirënjohje për ju”! Rama uron mësueset e mësuesit: Me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë
Publikuar:
(07.03.2025 10:44:20)

Kryeministri Edi Rama ka uruar mësuesit dhe mësueset me rastin e festës së 7 Marsit.
Ai ka shprehur mirënjohjen për punën e tyre me fëmijët shqiptarë.
“MIRËMËNGJES ❤️ dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/Shqip.com