Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!
Publikuar:
(23.07.2024 20:05:35)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur yllin e muzikës, Bebe Rexha.
Kjo e fundit ishte shoqëruar nga dy prindërit e saj.

Osmani ka thënë se Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja.

“Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim! Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë”, ka shkruar Osmani.


/Shqip.com