Lajme

Miratohet programi për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Komisioni për Integrime Evropiane

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar të premten programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përcjell Shqip.com.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, theksoi se marrëveshja përbëhet nga kritere politike, ekonomike dhe standardet evropiane, dhe se kostoja e saj është deri në 47,7 milionë eurosh.

“Dokumenti është  i përbërë prej 250 faqesh përmban një volumitet të përmbajtjes. Për zbatimin e këtij planit kombëtar nuk kemi probleme buxhetore, dhe kostoja e saj është 47.7 milionë euro. Plani kombëtar përmban 61 projektligje me standarde evropiane”, tha Bislimi.

Kurse anëtarja e këtij Komisioni dhe deputetja e Partistë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, u shpreh se një document i tillë do të duhej t’i nënshtrohej një diskutimi publik.

“Katër takime jemi mbrapa dhe na duhet impute se sa është avancuar ky projekt. Një dokument i tillë do duhej t’i nënshtrohej një diskutimi publik dhe në përputhje me rregulloren. Puna e kësaj Qeverie është e pamjaftueshme dhe për këtë arsye është e nevojshme që Kuvendi dhe Qeveria të bashkëpunojnë në këtë drejtim”, tha Deliu-Kodra.

Ndërkaq, Bislimi tha se për emërimet politike dhe zbatimin e këtij plani nuk ka pasur aktivitet i cili është keqpërdor më shumë sesa emërimet politike.

“Gjejeni një person i cili është emëruar në bazë të lidhjeve familjare”, tha Bislimi.

Por Deliu-Kodra tha se Qeveria po i fsheh emrat e atyre që jaën emëruar.

“Për korrektësi nuk do t’i hy me emra, por nuk mundet me qenë profesionist ajo listë që e dimë të gjithë dhe kjo është tendencë e juaja që me i fsheh këta persona”, i’u kundërpërgjigj Deliu-Kodra zëvendëskryeministrit.

Diskutimi i tyre ka vazhduar prapë lidhur me këtë cështje.

“Nëse fjalët e kryeministrit janë që familjarët janë për dasma dhe ahengje atëherë qëndroni fjalëve tuaja, leni për dasma dhe ahengje dhe jo me i lanë nëpër borde”, tha Deliu-Kodra.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është marrëveshje ndërkombëtare në mes të vendit nënshkrues dhe Bashkimit Evropian.

Vendet që shprehin dëshirën e tyre që të bëhen pjesë e BE-së, duhet më parë të nënshkruajnë MSA-në, e cila është një kuadër ligjor dhe një përkushtim për reforma politike, ekonomike, tregtare ose reforma për të drejtat e njeriut./Shqip.com