Sport Ndërkombëtar

Mino Raiola: Është herët të flasim rreth kontratës së Pogba-s

Paul Pogba

Ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Manchester United për vazhdimin e kontratës.

Paul Pogba mund të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” – i lirë, në verën e vitit 2022, shkruan Shqip.com.

Ndërsa, “benzinë në zjarr” ka hedhur menaxheri i tij, Mino Raiola, i cili ka thënë është herët të flitet për vazhdimin e kontratës.

“Është herët të flasim rreth kontratës së Pogba (me United). Të shohim se çfarë do ndodhë. Nuk mund t’ia ndalojë askujt të ëndërrojë ta ketë në ekipin e vet”, tha ai fillimisht.

Raiola po ashtu i “pickoi” disa ish-futbollistë të United, që e kanë kritikuar shtatëgjatin.

Manchester United : Paul Pogba se rapproche d'un futur club
Paul Pogba

“Dhjetori është muaj ëndërrash dhe nuk mund t’i ndaloj ëndërrat, por është më mirë mos të flas për Pogba-n. Nëse disa ish-lojtarë të United nuk do flisnin për mua e Pogban, nuk do ishin në punë fare”, u shpreh ai për fund.

Pogba ishte transferuar te “Djajtë e Kuq” në vitin 2017, ndërsa për kartonin e tij i kishin paguar 100 milionë euro Juventusit

Francezi që momentalisht është i lënduar, po kalon momente të mira individuale në ishull – këtë sezonë.

Në nëntë ndeshje të zhvilluara këtë kampionat – në futbollin elitar anglez, ai ka realizuar nëntë asistime. Më së shumti për një sezonë që kur ka zbarkuar në Angli. /Shqip.com