Ministrja Haxhiu merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID’19
Publikuar:
(29.07.2021 20:41:56)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të enjten ka marrë dozën parë të vaksinës anti-COVID’19, njofton Shqip.com.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të tretë.
“Sapo mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19. Është në duart tona ruajtja e shëndetit dhe shpëtimi i jetëve prandaj ftoj të gjithë qytetarët të vaksinohen!
Falënderime të përzemërta për punën e mirë të punëtorëve shëndetësor dhe vullnetarëve në qendrat e vaksinimit. Bashkë i’a dalim!”, ka shkruar Haxhiu.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza./SHQIP.com