Lajme

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë viziton nesër Kosovën

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu pritet që nesër të zhvillojë vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovë, Manastirliu pritet që të zhvillojë takim me Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi.

Ky takim pritet të zhvillohet në ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas këtij takimi të dy ministrat pritet të mbajnë një konferencë për media./Shqip.com