Lajme

Ministria serbe e Drejtësisë: Artan Zymberi refuzoi të trajtohet për një sëmundje

Artan Zymberi i cili ishte me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në burgun e Serbisë por, familja e tij janë duke dyshuar në faktorin që ka sjellë vdekjen e djalit të tyre.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka thënë se Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, “ka refuzuar të trajtohet për një sëmundje që kishte”.

Mediat në Kosovë, ditëve të fundit, kanë raportuar se familjarë të të ndjerit kanë shprehur dyshime se Zymberi, 28 vjeç, mund të jetë vrarë shkaku i disa tatuazheve në trup, si ato me figurën e Adem Jasharit – i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998 – shqiponjës dhe emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë njoftoi se nga 3 shkurti i këtij viti, Zymberi ishte duke vuajtur dënimin me burg në Sremska Mitrovicë, me kohëzgjatje prej tre vjetësh e tetë muajsh, për veprën penale: prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.

Atij, më parë, i ishte shqiptuar masa e paraburgimit, po ashtu në Sremska Mitrovicë, ku ndodhej që nga 29 prilli i vitit 2021.Nuk është e qartë se si ka ardhur deri tek arrestimi i tij në Serbi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Babai i Artanit, Nexhat Zyberi ka thënë se dyshimet e tyre vijnë për faktin se djali i tij ka pasur tatuazhe portretin e Adem Jasharit, Skenderbeut dhe emblemen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vdekjen e Artanit e kishte konfirmuar edhe Ministria eJashtme Norvegjeze e cila tha se ka vdekur një shtetas i saj në një burg në Serbi, por pa dhënë detaje të tjera nëse viktima ishte nga Kosova.

/Shqip.com