Ministria e Mbrojtjes shpenzoi vetëm 5% të buxhetit në gjashtë muajt e parë të vitit 2022
Publikuar:
(13.08.2022 16:51:19)

Ministria e Financave ka bërë publike raportin e gjashtë mujorit financiar për periudhën prej janari deri në qershor të këtij viti.
Në bazë të raportit të publikuar del se Ministria e Mbrojtjes, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka realizuar vetëm 5 % nga buxheti prej 53,936,000 eurove.
Në projektin për SISTEME, PAJISJE DHE ARTIKUJ PËR MBROJTJE nga 29 milion sa ishte i paraparë buxheti, kjo Ministri ka realizuar vetëm 7% ose 2,033,621 euro.

Po ashtu në projektin, NDËRTIME DHE RENOVIME, nga Ministria ka pasur në dispozicion plot 11,520,000 euro, por që i ka shpenzuar vetëm 5 % të këtyre mjeteve apo 4,080,687 euro.
Raportin e Plotë e gjeni këtu/Shqip.com