Lajme

Ministri turk në Kosovë, Hoti: Turqia nuk e ka ndihmuar fare Ukrainën në luftë ndaj Rusisë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ministri i Punëve të Jashtme të Truqisë, Mevlut Cavusoglu, është duke qëndruar në Kosovë për vizitë, ndërsa nga ana tjetër, ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka deklaruar se Turqia nuk është duke e ndihmuar fare Ukrainën në luftë me Rusinë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qëndresën e Ukrainës është duke e mbështetur qartësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht SHBA-ja. Impresive është mbështetja nga Polonia, si dhe nga vendet e vogla baltike, ku Estonia dhe Letonia kanë kontribuar më shumë se Franca e Italia. Sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë. Turqia nuk është fare në këtë listë”, ka shkruar Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se rendi demokratik po mbrohet nga SHBA dhe nga vendet evropiane që janë në vijën e frontit, dhe të cilat po e bartin barrën e refugjatëve.

Ministri turk, Cavusoglu është duke qëndruar në Kosovë për vizitë zyrtare që nga dita e shtunë.

Gjatë kësaj vizite ministri nga Turqia ka zhvilluar takim me homologen e tij, Donika Gërvalla, ku edhe kanë mbajtur takim dhe konferencë për media së bashku.

Pas këtij takimi, kryediplomati turk është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe pritet të takohet me kryeministrin, Albin Kurti./Shqip.com