Lajme

Ministri turk i Mbrojtjes: Gylenistët nuk janë kërcënim vetëm për Turqinë por edhe për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar tha se Lëvizja Hizmet e klerikut Fetullah Gulen, mund të paraqesë kërcënim për shtetin e Kosovës.

Këto komente, Akar i bëri gjatë konferencës të përbashkët për medie me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, shkruan Shqip.com.

“Kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për shtetin tonë, por mund të jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, nga miqtë tanë kosovarë dhe nga institucionet kosovare po presim të ndërmerren hapa konkretë”, tha ministri turk.

Gylenistët

Turqia i referohet kësaj lëvizjeje me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste.

ka kërkuar mbështetjen e Kosovës në luftën kundër FETO-s, të cilën ky shtet e ka shpallë organizatë terroriste.

Ndër tjerash, ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë.

Ministri turk, gjithashtu foli edhe për zhvillimet që kanë qenë në veri, ku tha se i kanë përcjellë më vëmendje, ndërsa tha se mbështesin dialogun Kosovë -Serbi.

“Situatën në veri të Kosovës e përcollëm me shqetësim të madh, por nga ana tjetër jemi të lumtur që kjo situatë është zgjidhur. E dimë që dialogu me Serbinë është i rëndësishëm. Për këtë arsye po i përkrahim dhe po o mbështesim zhvillimet që të arrihet një marrëveshje që kontribuon për paqe në rajon”, tha Akar.

Ai do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi shtetasit turq.

Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.

Pesë prej shtetasve turq të dëbuar ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif”, që operon në kuadër të “Gulistanit” në Kosovë, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi, ishin dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total.

Gjykatat në Turqi, shumicës prej tyre iu shqiptuan nga 8 vjet burgim, kurse njërit, Mustafa Erdem, drejtori i përgjithshëm i institucionit “Gulistan” në Kosovë, më 5 qershor iu shqiptua dënim prej 15 vjetësh./Shqip.com