Lajme

Ministri Sveçla takon homologët gjatë vizitës në Katar

Ministri I Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po qëndron në Katar.

Gjatë vizitës në Karar ai ka zhvilluar edhe takime me homologët e tij nga vendet e tjera.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit në Katar dhe pjesëmarrjes në Panairin “Milipol 2022” ka pasur rastin të takojë homologë të tij nga vende të tjera” thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu është bërë e ditur edhe për takimet e Sveçles.

Foto nga Takimi

“Me këtë rast, ai ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, z.Gerald Darmanin, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kuvajtit, z. Sheikh Ahmad Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah, ministrin e Sigurisë së Bonjës Hercegovinës, z. Selmo Cikotic, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme në Sudan, gjeneral lejtënant Anan Hamed Muhammad Omar, dhe zëvendësdrejtorin e Departamentit të Shtetit në Direktoratin e Sigurisë Publike në Turqi, z. Mustafa Jait’’ thuhet më tutje në njoftim.

Foto nga Takimet

Sipas njoftimit, gjatë takimit me ministrin francez, ministri Sveçla ka shkëmbyer mendimet për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral. Ndërsa, me ministrin boshnjak z. Cikotic është diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe nevojën e bashkëpunimit rajonal.

Në takim  me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, ministri Sveçla e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën. Gjithashtu, janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit policor./Shqip.com